Hoti për raportin e Freedom House: Kritikat nuk janë vetëm për efikasitetin e qeverisjes

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se brenda dy ditëve Qeveria Kurti është kritikuar rëndë në dy raporte ndërkombëtare, duke iu referuar raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Freedom House. Hoti ka theksuar pjesën që përmendet në raportin e Freedom House, për Ligjin për Tatimin në Pronën e…

Lajme

24/04/2024 13:11

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se brenda dy ditëve Qeveria Kurti është kritikuar rëndë në dy raporte ndërkombëtare, duke iu referuar raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Freedom House.

Hoti ka theksuar pjesën që përmendet në raportin e Freedom House, për Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajshtme ku thuhet se nuk janë ndjekur procedurat dhe se s’ka pasur konsultime me komunat, duke rikthyer një postim të tij ku kishte paralajmëruar për anomalitë e këtij ligji.

“Kritikat nuk janë vetëm për efikasitetin e qeverisjes, që është sfidë edhe për vendet e zhvilluara. Kritikat janë për korrupsion serioz qeveritar, përfshirje e qeverisë në kërcënimin e mediave, përfshirjen e qeverisë në intimidim të gjyqësorit, kapje e institucioneve të pavarura nga militantët partiakë, cenim i funksionimit demokratik të institucioneve, mungesë e konsultimeve publike të ligjeve me palët që ndikohen nga ato ligje e shumë vërejtje të tjera”, ka shkruar Hoti.