Hoti ofron mbështetje për projektet zhvillimore në Lipjan

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, me të cilin ka diskutuar në lidhje me projektet zhvillimore në këtë komunë.

Lajme

21/09/2020 23:50

Siç njofton kumtesa, me këtë rast, Hoti ka vlerësuar lart qeverisjen lokale me vëmendje të veçantë zhvillimet pozitive në komunën e Lipjanit.

Ndërkaq Ahmeti ka thënë se nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovës ka marrë zotimin për mbështetjen e projekteve zhvillimore në Lipjan.

Ai ka falënderuar kryeministrin e vendit për gatishmërinë për mbështetje në angazhimet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet pushteti lokal në Lipjan. /Lajmi.net/