Hoti: Nuk është që diaspora e ka shkaktu këtë rezultat, zgjedhjet e fundit ishin goditje për LDK-në
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi se mbështetja për LDK-në nga diaspora “është dukshëm më e vogël sesa e subjektit fitues në zgjedhje”. Hoti tha se zgjedhjet e fundit ishin “goditje për LDK-në”. “Unë besoj ne duhet t’i kthehemi vetës se si të rrisim mbështetjen e vërtetë tek diaspora. Ne edhe nëpër komuna…
Lajme
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi se mbështetja për LDK-në nga diaspora “është dukshëm më e vogël sesa e subjektit fitues në zgjedhje”.
Hoti tha se zgjedhjet e fundit ishin “goditje për LDK-në”.
“Unë besoj ne duhet t’i kthehemi vetës se si të rrisim mbështetjen e vërtetë tek diaspora. Ne edhe nëpër komuna nëpër Kosovë nuk kemi pas rezultat të mirë”, tha Hoti në Pressing, transmeton Express.
Duke shtuar se “diaspora nuk e ka shkaktuar këtë rezultat”.
“Ne duhet ta pyesim veten pse nuk arrijmë të rrisim besimin tek qytetarët…”, u shpreh Hoti.
“Duhet për të parë nga e ardhmja”, tha Hoti.