Hoti nënshkruan vendimin për emërimin e Mehmetit në krye të Policisë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e Samedin Mehmetit si Drejtor i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Lajme

14/01/2021 16:23

Samedin Mehmeti tashmë edhe zyrtarisht është Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kjo pasi që kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka nënshkruar vendimin për emërimin e tij, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, në bazë të rekomandimeve të Qeverisë dhe duke u bazuar në Raportin e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, e ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e z. Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas ZKM-së, Mehmeti ka marrë vlerësimet më të larta dhe më së shumti pikë nga anëtarët e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, puna e të cilit është monitoruar nga Ambasada Britanike në Prishtinë. /Lajmi.net/