Hoti i LDK-së: Ka shumë dilema mes AAK-së dhe PDK-së për demarkacion
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nuk kishte kuorum për të përcaktuar seancën e ardhshme, por kryetari sipas të drejtës së tij kushtetuese, vendosi që të dielën të mbahet seanca në ora 18:00.
Lajme
Këto komente Hoti i bëri pas përfundimit të takimit të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku temë e diskutimit ishte, mbajtja e seancës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
“Duket se ka shumë dilema në mes koalicionit qeverisës, në mes të AAK-së dhe PDK-së, a do të bëhet kjo pjesë e marrëveshjes, apo do të behët si aneks. Ne do të paraqitemi të dielën në ora 18:00 dhe do ta shqyrtojmë marrëveshjen e vitit 2015”, ka thënë Hoti. /Lajmi.net/