Hoti: Abdixhikun s’e ka mbajtë askush për këmishe, besoj të shtunën mbyllet një kapitull e hapet një tjetër
Të dielën delegatët e LDK-së do të mblidhen për të votuar për çështjen e kryetarit të partisë. Derisa Lumir Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij, në anën tjetër Avdullah Hoti veçse ka paraqitur kandidaturën për të udhëhequr LDK-në. Ndërsa sonte në T7 Avdullah Hoti dha disa deklarata radhazi, ku ndër të tjerash tha se diaspora…
Lajme
Të dielën delegatët e LDK-së do të mblidhen për të votuar për çështjen e kryetarit të partisë.
Derisa Lumir Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij, në anën tjetër Avdullah Hoti veçse ka paraqitur kandidaturën për të udhëhequr LDK-në.
Ndërsa sonte në T7 Avdullah Hoti dha disa deklarata radhazi, ku ndër të tjerash tha se diaspora nuk e shkaktoi rezultatin e zgjedhjeve nacionale, pasi ai tha se LDK-ja nuk ishte mirë me rezultat as në zgjedhjet lokale.
“Unë besoj ne duhet t’i kthehemi vetës se si të rrisim mbështetjen e vërtetë tek diaspora. Ne edhe nëpër komuna nëpër Kosovë nuk kemi pas rezultat të mirë”, deklaroi ai.
“Njerëzit nuk duhet ta votojnë LDK-në sepse LDK-ja ka me hyrë koalicion me x partinë politike, është qasje që ne e promovojmë. Ne nuk jemi parti marxhunaliste që njerëzit na japin mbështetje sepse këta do të mbështesin në parti. Ne kërkojmë mbështetjen qytetarë për vlerat që prezantojmë, programin, ekipin”, ka thënë ai.
E përpos kësaj, Avdullah Hoti tha se Lumir Abdixhikun nuk e ka mbajtë për këmishe.
“Nëse një kryetar pas Rugovës ka pas diskrecion vendimarrës ka qenë ky, Abdixhiku. Pra ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, sekretarët e partisë e besoj se ato janë vetëm spekulime. Deklarkimet e tij janë të tij dhe nuk i komentoj. Angazhimi im ka qenë të jem lojal ndaj LDK-së dhe s’ka një veprim që e bëj që e dëmton LDK-në apo institucionet apo shtetin”,deklaroi Hoti, transmeton lajmi.net.
Ai tha se është përkujdesur që të jetë çdoherë lojal, pa e dëmtuar partinë e shtetin.
“Me më pyet mu kisha bë opozitë më dinamike, s’kish kalu javë pa pas deklarime të rregullta në Kuvend, e pa thirr interpelanca. Pra të kisha qenë në vend të Abdixhikut. Ai ka zgjedhur të bëjë ndryshe opozitë, por ky është tjetër kapitull. Pra të shtunën besoj se mbyllet ky kapitull e nis një kapitull. Tash është koha që mund t’i mbledhim copëzat e LDK-së. Ka shumë njerëz të vyeshëm nëpër Kosovë, e që duhet t’i bëjmë bashkë”,shtoi ai.
“Roli I kryetarit të partisë është t’i ulë të gjithë rreth tavolinës e ti dëgjojë të gjithë madje ede ato më ekstreme ndaj njëra tjetrës e të gjejë mesin, e t’i jap drejtim partisë e të marrë parasysh opinionet e kolegëve, e të profesionistëve të fushave. Pra ky jam unë, do punoj sic kam punuar gjithmonë”,deklaroi Hoti.
Kurse në mesin e shumë zhvillimeve në këtë parti e kritikave në drejtim të Abdixhikut, ai nxori në pah një shprehje e një fotografi në prapavijë me ish-kreun e LDK-së, Ibrahim Rugova.
“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”, tha Abdixhiku.
Ai gjithashtu dekalroi se “ata që besojnë qëndrojnë, koha i vendos gjërat në vend”. /Lajmi.net/