Historia nuk i kujton gjatë, ata që i fitojnë zgjedhjet

Opinion, marr nga profili: Gent Dardani Kur një pushtet prodhon, thellon ose administron një krizë dhe më pas e përdor atë për të shpjeguar mossukseset e veta, politika hyn në një rreth jo vetëm vizioz, por edhe të rrezikshëm. Përtej polarizimit – Kritika nuk është qëllimi kryesor i letrës sime; poenta themelor është të ngrihet…

Opinion

11/09/2026 18:23

Opinion, marr nga profili: Gent Dardani

Kur një pushtet prodhon, thellon ose administron një krizë dhe më pas e përdor atë për të shpjeguar mossukseset e veta, politika hyn në një rreth jo vetëm vizioz, por edhe të rrezikshëm.

Përtej polarizimit – Kritika nuk është qëllimi kryesor i letrës sime; poenta themelor është të ngrihet debati mbi konfliktin partiak dhe mbi nevojën për njerëz, me vizion dhe çasje civilizues në një moment krize institucionale dhe nacionale, sepse ka momente në jetën politike të një vendi kur problemi nuk duhet të lexohet në formën; kush ka të drejtë, kush gabon, apo nuk i lexon si duhet situatat apo rrethanat! Fakt është se gjindemi një një krizë të rëndë shtetërore dhe institucionale, edhepse shteti ynë ka kaluar mëse dy dekada egzistimi!

Përshembull; çfarë ndodh me një shtet kur të dyja palët janë bindur se kanë të drejtë, deri në atë nivel sa nuk janë më në gjendje të dëgjojnë të vërtetën që mund të ekzistojë edhe tek pala tjetër? Pra jemi në pikën ku polarizimi pushon së qeni thjesht një dallim politik dhe fillon të shndërrohet në një pengesë për vetë funksionimin e shtetit. Kushtu ndodhe kur në një shoqëritë caktuar demokracia nuk është ndërtuar mbi supozimin se njëra palë e zotëron të vërtetën, dhe pala tjetër gabon gjithmonë.

Demokracia ekziston pikërisht sepse asnjë forcë politike nuk duhet të ketë monopolin mbi të vërtetën, mbi shtetin dhe mbi të ardhmen, çka paradoksalisht mund të themi se kemi një pushtet që pretendon se ka përgjigje për gjithçka, ndërkohë nuk disponon njerëzit, ekspertizën, madje as kapacitetin institucional për t’i dhënë përgjigje problemeve që merr përsipër. Por mund të kemi edhe një opozitë që e sheh dhe e denoncon këtë paaftësi, ndërkohë që nuk arrin të ndërtojë bindjen se posedon njeriun, vizionin dhe kapacitetin për ta bërë më të mirën. Në këtë mënyrë krijohet një situatë paradoksale: pushteti mund të mos jetë në gjendje të qeverisë siç duhet, ndërsa opozita mund të mos jetë në gjendje ta zëvendësojë bindshëm atë. Në situata të tilla ka diçka edhe më shqetësuese, kriza politike shndërrohet në instrument të mbijetesës politike, që aktualishtë edhe ndjehet në Kosovë.

Kur një pushtet prodhon, thellon ose administron një krizë dhe më pas e përdor atë për të shpjeguar mossukseset e veta, politika hyn në një rreth jo vetëm vizioz, por edhe të rrezikshëm, sepse kriza prodhon dështimin; dështimi kërkon fajtorin; fajtori prodhon mobilizimin politik; mobilizimi prodhon zgjedhjet; zgjedhjet prodhojnë një mandat të ri; dhe mandati i ri e rikthen vendin në të njëjtën krizë të zgjatur.

Në një sistem të tillë, dështimi nuk është më vetëm diçka që duhet korrigjuar, sepse rrezikon të shndërrohet në material politik, dhe kësodore pyetja nuk shtrohet më: Çfarë kemi zgjidhur; kush është përgjegjës për zgjidhen e keqe? Pra kemi të bëjmë me një ndryshim të rrezikshëm.

Sepse demokracia jeton nga përgjegjësia për rezultatete, jo për prodhimin e pafund i fajtorëve, dhe që i bie se opozita duhet të përballet me një të vërtetë të pakëndshme. Ne e dimë se jo gjithëherë mjafton të jesh kundër një pushteti që dështon, por para së gjithash duhet të jesh në gjendje të dëshmosh se mund të qeverisësh më mirë. Nuk mjafton të thuash se ata nuk i kanë njerëzit e duhur, por duhet të tregosh se ti i ke. Nuk mjafton të kritikosh mungesën e ekspertizën e tjetrit, por duhet të sjellësh ekspertizën tënde.

Nuk mjafton të thuash se vendi ka nevojë për ndryshim, por duhet të tregosh se për çfarë lloj ndryshimi, me cilët njerëz dhe me çfarë standardesh. Sepse qytetarët nuk votojnë vetëm për rrëzimin e një qeverie.
Në fund, ata votojnë për besimin se dikush tjetër mund ta mbajë më mirë peshën e shtetit, funksionimin e tij. Kjo është arsyeja pse opozita duhet të pushojë së menduari vetëm si forcë kundër pushtetit dhe të fillojë të mendojë si qeveri e ardhshme në pritje të përgjegjësisë.

Para së gjithash, pushteti nuk duhet ta ngatërrojë forcën politike me dijen absolute, si në rastin konkret. Një udhëheqës shtetëror nuk është ai që di gjithçka (kam përshtypjen sikur mendon kryetari i parties më të madhe aktualishtë në Kosovë).Është ai që e di se çfarë nuk di.

Aristoteli ka thene diçka të përafërt për raste të tilla! Ai nuk duhet të rrethohet nga njerëz që i konfirmojnë bindjet e tij, por nga ata që kanë durim të dëgjojë edhe mendimin që e kundërshton. Nuk është ai që beson se institucionet duhet t’i shërbejnë pushtetit, por ai që ndërton institucione që do të mund të funksiononin edhe pa të. Shteti kurrë nuk duhet të matet me fuqinë e një lideri. Shteti duhet të matet me aftësinë e institucioneve për të funksionuar edhe kur lideri largohet. Kujtoi se kjo është prova e vërtetë e qeverisjes. Prandaj pyetja që duhet t’i bëjmë vetes sot nuk është vetëm: Kush ka të drejtë? Por a kemi aftësi ta arrijmë që secila palë të sheh të vërtetën, paanshëm, të shoh zgjedhjen e drejtë si një e mirë të përbashkët për vendin?

Sepse mund të ndodhë që njëra palë të ketë të drejtë për një problem dhe pala tjetër të ketë të drejtë për një problem tjetër. Mund të ndodhë që të dyja të shohin diçka që tjetra nuk e sheh. Dhe pikërisht këtu fillon politika e pjekur. Jo në momentin kur e bind kundërshtarin se ai është gabim. Por në momentin kur je në gjendje të dallosh se çfarë ka të vërtetë edhe në argumentin e tij. Kjo kërkon një lloj tjetër politikani, njerëz me integritet, por jo me dogmë; me bindje dhe jo me verbëri; me ambicie, por jo me etje për pushtet me çdo kusht; me ekspertizë dhe me përulësi përballë asaj që nuk dinë; me guxim për të marrë vendime, por edhe me mençuri për të ditur kur duhet të dëgjojnë.

Mbi të gjitha, kërkon njerëz që e kuptojnë një parim të thjeshtë: pushteti është i përkohshëm; shteti është i përhershëm. Sepse në rsastin konkret ky nuk është momenti të shtroim pyetjen se kush do ta fitojë konfliktin, por të pyesim se kush do ta fitojë të ardhmen e vendit. Një fitore partiake mund të zgjasë katër vjet. Një institucion i mirë mund të zgjasë breza.

Një mandat mund të fitohet me një narrativë. Por besimi në shtet ndërtohet me vite. Dhe një vend nuk mund të qeveriset pafundësisht duke prodhuar armiq, fajtorë dhe kriza. Që i bie se është momenti kur politika duhet të prodhojë zgjidhje. Nëse jo, atëhere kriza bëhet normalitet, dhe kur një shoqëri mësohet me krizën, rreziku më i madh nuk është më kriza vetë, por është fakti që njerëzit fillojnë ta konsiderojnë atë normale.

Prandaj, ndoshta pyetja më e madhe që kemi përpara nuk është se cila parti duhet të fitojë, por a kemi ende njerëz që janë të gatshëm ta vendosin interesin e shtetit mbi interesin e fitores?
A kemi njerëz që mund të hyjnë në një dhomë politike pa pyetur së pari se si do të duket kjo për partinë e tyre, por duke pyetur: Çfarë i duhet vendit? Nëse i kemi, kriza mund të jetë një pikë kthese, dhe nëse nuk i kemi, atëherë çdo fitore politike do të jetë vetëm një mënyrë për ta shtyrë krizën më tej.

 

Sepse në fund të fundit, historia nuk i kujton gjatë ata që vetëm fituan zgjedhjet. Historia i mban mend ata që, në momentet kur vendi ishte i bllokuar nga frika, polarizimi dhe paaftësia për të dëgjuar njëri-tjetrin, patën arsyen, guximin dhe karakterin për të marre drejtimin e duhur./Lajmi.net/