Historia e Rrapit të Marashit që i mbijetoi kohës për 400 vjet

Atë nuk mundi ta lëkund asnjë rrufe. I mbijetoi edhe dorës mizore të njeriut përgjatë historisë. Qytetarët e ruajtën atë më shumë fanatizëm. Tash për rrapin 4 shekullorë është shfaqur frika së mund ta prishin vetëm pikërrimat e ujit.

VIDEO

05/12/2020 20:30

Sead Zhuniqi, i cili kujdeset për këtë rrap thotë se kanë kërkuar që të bëhet konservimi i tij, në mënyrë që të mos dëmtohet.

Në këtë lagje, shumë pranë vendit ku gjendet rrapi dikur ishte një teqe, tani shfrytëzohet vendpushimi për njerëzit.

Për këtë rrap ekzistojnë shumë gojëdhëna, të cilat flasin edhe për origjinën e tij.

Gojëdhëna që vazhdon të qëndrojë edhe sot e kësaj dite është se atë e mbolli i pari i teqes së dikurshme, i ardhur nga Shkodra.

Ndërsa, Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, thotë se çdo ditë po bëjnë përpjekje, që në kuadër të ruajtjes dhe mbrojtjes të shtrijnë investimet për tu përkujdesu për të gjitha monumentet në Prizren dhe jo vetëm.

Një e dhënë tunduese thotë se pandemia ka ulur dukshëm numrin e vizitorëve në qytetin e Prizrenit. /Lajmi.net/