Hiqet taksa për Luginën
Vendimi i Qeverisë për heqjen e taksës, vjen dy ditë pas takimit që Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pati me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Lajme
Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për heqjen e taksave për veturat që hyjnë në Kosovë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.
Vendimi i Qeverisë për heqjen e taksës, vjen dy ditë pas takimit që Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pati me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Kam shqyrtuar kërkesën e lidershipit të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që janë kërkesa edhe të qytetarëve atje, për heqjen e taksave për veturat në vendkalimet kufitare për qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kur hyjnë në territorin e Kosovës. Këtë kompensim do ta bëjë Qeveria e Kosovës dhe ministria e Financave duhet të angazhohet që ta implementojë këtë vendim”.
“Prandaj, ju ftoj sot që Qeveria e Kosovës të aprovojë vendimin për heqjen e taksave për veturat e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit që hyjin në territorin e Republikës së Kosovës nga 21 tetori i këtij muaji”.
Qeveria më pas miratoi vendimin.
Thaçi foli edhe për takimin e përfaqësueve të Luginës së Preshevës me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic.
“Ne urojmë lidershipin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që të vazhdojë ky dialogun me Qeverinë e Beogradit. Gjithmonë i kemi përkrahur dhe i mbështesim kërkesat legjitime, për afirmimin e të drejtave kombëtare, politike, demokratike të tyre”