Hipopotami u ikë luanëve dhe shpëton duke i qeshur ata (Foto)

12:31 | 26 Gusht 2015

Ai sigurisht se nuk do të dëshironte të hynte në ujë me forcë, por kur ndiqeni nga grabitqarët, gjithçka duhet bërë për të shpëtuar.

Dhe kështu bëri ky hipopotam i cili u ndoq nga dy luanë të tërbuar, përderisa ai ishte duke ecur.

Duke ikur nga ata, hipopotami niset në drejtim të lumit me shpresën se luanët nuk do të futen në të, transmeton Lajmi.net.

Me luanët e gatshëm të hidhen, hipopotami futet në ujë duke shkaktuar një spërkatje të fuqishme. Sapo noton ai deri në mes të lumit, hipopotami ndalet dhe kthehet me shikim nga luanët, duke i qeshur ata.

Kjo ndjekje ndodhi në Afrikë të Jugut, kurse fotografitë u kapën nga Morn Hamlyn. (Lajmi.net)

2BAB4D6400000578-0-image-a-2_14405755466542BAB4D5200000578-0-image-a-3_14405755797862BAB4CEA00000578-0-image-a-7_14405756271372BAB4D1500000578-0-image-a-10_14405756353542BAB4CFC00000578-0-image-m-17_14405756884552BAB4D2100000578-0-image-m-18_1440575700707