Himalajet po shihen me sy të lirë për herë të parë pas 30 vitesh në Indi

Himalajet janë bërë të dukshme nga pjesë e Indisë për herë të parë pas 30 vitesh.

Fun

08/04/2020 18:30

Nivelet e ndotjes në pjesën më të madhe të vendit kanë rënë ndjeshëm në kohën kur vendi po qëndron në izolim, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Vendasit nga rrethi i Jalandhar në Punjab të Indisë, 201 km larg nga Himalajet, publikuan në rrjete sociale pamje të maleve të Himalajeve të mbuluara nga dëbora.

India ka një popullsi prej rreth 1.4 miliard njerëz dhe vitin e kaluar kryesoi diagramet me qytetet më të ndotura në botë, sipas IQAIR. /Lajmi.net/