Hillary Clinton: Putini e kupton vetëm forcën

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton bën thirrje për një “kurs të ri” në marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Rusisë.

Bota

09/06/2014 21:23

Në librin e saj “Hard Choices” (Zgjidhje të vështira), ajo thotë se SHBA-të “duhet të prekin butonin e pauzës” në bashkëpunimin e ri me Rusinë.

Ajo thotë se “forca dhe vendimi” janë e vetmja gjuhë që e kupton presidenti rus, Vladimir Putin.

Clinton po ashtu thotë se jo të gjithë në Shtëpinë e Bardhë pajtohen me analizat e saj “relativisht të ashpra”, pa ofruar specifikat.

Libri i Clintonit do të publikohet më 10 qershor. (REL)