Higuain në shitje, Juventus zgjedh sulmuesin e ri

Juventus planifikon një ndryshim të madh në sulm për sezonin e ri.

Sport

29/05/2018 07:00

Gonzalo Higuain mund të largohet nga Juventus.

Sulmuesi argjentinas ka filluar të kërkohet nga Chelsea ku pritet të angazhohet ish trajneri i tij nga Napoli, Maurizio Sarri.

“Bianconerët” nuk e kundërshtojnë shitjen e tij por tashmë kanë identifikuar pasardhësin e ish sulmuesit të Real Madridit, raportojnë mediat italiane.

Juventus, në rast të shitjes së Higuain do ta tentojë blerjen e madhe të sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, përcjell “lajmi.net”.

Icardi është objektivi i madh i ekipit kampion nga Serie A në rast të largimit të Higuainit, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/