Higuain mund ta shkëpusë kontratën me Juventus, nuk kthehet nga Argjentina

Gonzalo Higuain mund ta shkëpusë kontratën e tij me skuadrën e Juventus.

Sport

26/04/2020 09:15

Ylli argjentinas, i cili aktivizohet me Juventus, nuk është i gatshëm që të kthehet nga vendlindja e tij, Argjentina.

‘Zonja e vjetër’ po përgatitet që të rifillojë stërvitjet dhe ka filluar të thërras lojtarët që janë jashtë kufijve të Italisë.

Emra si Alex Sandro, Danilo, Douglas Costa, por edhe Cristiano Ronaldo, janë gati të kthehen në Torino, për të rifilluar aktivitetet me skuadrën.

Megjithatë, Higuain duket se nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Lojtari synon të qëndrojë në Argjentinë, pranë nënës së tij, e cila po vuan nga kanceri, transmeton lajmi.net.

Nëse lojtari vendos të mos kthehet, kontrata e tij do të ishte pothuajse e shkëputur – përveç nëse klubi i jep një leje speciale.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe vëllai i Higuain, i cili ka kërkuar të respektohet privatësia e yllit argjentinas. /Lajmi.net/