Higuain më në fund zbarkon në Torino

Gonzalo Higuain është rikthyer në Itali.

Sport

15/05/2020 17:00

Sulmuesi i Juventusit, i fundit që u kthye në vend, kishte kaluar tërë periudhën e bllokimit në Argjentinë, së bashku me familjen e tij.

Pak minuta më parë ai zbarkoi në Torino, ku ndërkohë shokët e tij janë rikthyer të stërviten individualisht, duke pritur që të mund ta bëjnë këtë në grup duke filluar nga e hëna 18 maj, transmeton lajmi.net.

Ai shënoi 8 gola në 34 ndeshje sezonale para se koronavirus të ndalonte gjithçka.

Ishte larguar nga Italia më 19 mars, falë testit negativ që kishte pasur pas infektimit të Ruganit.

Ai tani do t’i nënshtrohet karantinës 14-ditore. /Lajmi.net/