Higuain gjen ekipin e ri, bashkohet me vëllaun e tij

Gonzalo Higuain i Juventusit ka qenë i lidhur me një transferim në MLS dhe një ribashkim të mundshëm me vëllain e tij, Federico, në DC United.

Sport

19/05/2020 15:15

Klubi i MLS, sipas Calciomercato.com mund të kërkonte një lojtar të ri me klas pasi Wayne Rooney u transferua në Angli si një trajner-lojtar te Derby County, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi argjentinas është rikthyer në Torino pasi kaloi periudhën e karantinës në Amerikën e Jugut me familjen e tij, por nuk duket se është pjesë e planeve në ‘Allianz Stadium’.

Prandaj Higuain është lidhur me një rikthim në River Plate, megjithëse kontrata e tij prej 7 milionë euro në vit mund të rezultojë shumë e kushtueshme për skuadrën argjentinase.

Federico Higuain, vëllai i tij më i madh, mund të bëjë përpjekje ta bind sulmuesin që të ribashkohet me të te DC United. /Lajmi.net/