Hidhet gaz lotsjellës në protestën pranë Kuvendit, mbërrijnë edhe autoambulancat
Është hedhur gaz lotsjellës gjatë protestës që po zhvillohet pranë Kuvendit të Kosovës. Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca. Sipas raportimeve nga terreni, disa protestuesve u është përkeqësuar gjendja pas hedhjes së gazit lotsjellës.