Heshtja e qeverisë për çmimet e naftës, Ymeri: Këto çmime u përshaten, sepse po i marrin 62 cent për litër

Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar për çmimet e larta të naftës që kanë kapluar vendin dhe mosveprimin e qeverisë. Ajo tha se qeverisë po i përshtaten këto çmime ngase po arkëtojnë 62 cent për litër përmes TVSh-së dhe akcizës. “Kur dalin në fund me qêndrime se janë rrit të hyrat, jo…

Lajme

24/03/2026 15:33

Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar për çmimet e larta të naftës që kanë kapluar vendin dhe mosveprimin e qeverisë.

Ajo tha se qeverisë po i përshtaten këto çmime ngase po arkëtojnë 62 cent për litër përmes TVSh-së dhe akcizës.

“Kur dalin në fund me qêndrime se janë rrit të hyrat, jo se jemi zhvillu, po kemi pagu më shtrenjtë e për këtë ka përfitu Qeveria.”

Postimi i Ymerit:

Cila është arsyeja që nuk tregohet se pse nuk është opsion sipas qeverisë heqja e akcizës e TVSh se.

Sa më i lartë cmimi i produktit aq më e lartë vlera e TVSh se që e merr shteti në Doganë.

Shembull, marrim litrin e naftës 1 Euro/litri, 36 cent akciza edhe 10 cent transport, shtohen:

(1 Euro + 36 cent + 10cent) x 18% = 26 cent

Ketu shteti i merr 62 cent nga akciza dhe Tvsh ja ( 36+26).

Po nëse bëhet litri 2 Euro

(2 Euro + 36 cent + 10cent) x18%= 44 cent

Shteti i merr për të njejtën sasi, nëse çmimi i transportit nuk ndryshon, 80 cent nga akciza dhe Tvsh-ja (44+36).

Gati 2fish më shumë.

Çmimet janë shembull por në realitet është e njejta logjikë pa marr asnji shpenzim shtesë.

A e kuptoni të nderuar si edhe pse çmimet e larta edhe importi i përshtaten qeverisë VV?

Kur dalin në fund me qêndrime se janë rrit të hyrat, jo se jemi zhvillu, po kemi pagu më shtrenjtë e për këtë ka përfitu Qeveria.