Herrera: Real Madrid është klubi më i madh në histori, nuk është befasi që janë në gjysmëfinale

Mesfushori i PSG-së, Ander Herrera ka folur lidhur me rivalin Real Madrid.

Sport

27/04/2021 15:22

Real Madrid është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, derisa do përballen me Chelsean, përcjellë lajmi.net.

Duke marrë parasysh që nisën këtë edicion në formë jo të mirë, “Los Blancos” befasuan të gjithë duke arritur deri në gjysmëfinale.

Sidoqoftë, Herrera nuk është befasuar duke e cilësuar gjigantin spanjoll si klubi më i mirë në histori të futbollit.

“Real Madrid është klubi më i mirë në histori të futbollit, ky është fakt”.

“Ata që janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk më befason mua. Ka një lidhje të veçantë mes Realit dhe Ligës së Kampionëve”, deklaroi ai.

Në rast që Reali eliminon Chelsean dhe PSG eliminon Cityn, atëherë dy skuadrat do takohen në finalen e Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/