Heroi i luftës: Ushqen macet siriane që kanë mbetur në rrugë shkaku i luftës (Foto)

Shofer i auto-ambulancës në Siri, por në kohën e tij të lirë ndihmon ato që kanë nevojë – më pak të njohura, por jo më pak të rëndësishme. 

Bota

27/09/2014 00:37

Vetëmohuesi sirian, i quajtur Ala, ushqen individualisht macet që mbetën në rrugë shkaku i luftës. 

Në një ditë ai shpenzon rreth katër dollarë të kursimeve të tij për bë blerë mish, me të cilin ushqen rreth 150 mace endacake në lagjen Masaken Hanano në qytetin e Aleppo. 

Këto mace janë pothuajse tërsisht të braktisura për shkak të sulmit të forcave besnike të presidentit sirian Bashar al Assad, por Ala i përkushtuar kujdeset për macet gjatë dy muajve të fundit. 

Dhjetëra mace në këtë qytet u braktisën pas shkatërrimit. 

Aleppo është qyteti më i madh i Sirisë, i cili ishte në qendër të luftimeve më të ashpra që nga korriku 2012. (lajmi.net)