Heqja e ‘zemrës’ për Real Madridin: A munden Ramos dhe Varane të largohen në verë?

Sergio Ramos dhe Raphael Varane kanë qenë në mbrojtjen e Real Madridit për vite, duke fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve se bashku në 'zemrën' e "Los Blancos".

Sport

16/03/2021 10:40

Por, gjatë verës ekziston mundësia që të dy mund të largohen nga “Santiago Bernabeu”, transmeton lajmi.net.

Trajneri Zinedine Zidane ka besim të plotë të dyshja që nga viti 2016 duke i larguar vetëm në rast që janë të lënduar.

Dyshja kanë lidhje të mirë me Ramosin si lider agresivë, derisa kapaciteti i Varane është largimi i topit dhe shpejtësia në disa raste.

Sidoqoftë, kontrata e Ramos skadon në verë dhe ende s’ka vendosur nëse do rinovojë, derisa Varanes i skadon kontrata në qershorin e vitit 2022.

Klubi spanjollit i ka ofruar dy vite kontratë me 75 për qind të pagës, mirëpo agjentët e tij dhe ai duan pagën e plotë, andaj ende s’është realizuar ndonjë marrëveshje.

Pos tij, edhe francezi mund të befasojë duke u larguar nga klubi spanjoll.

Francezi kërkohet nga top gjigantët evropianë që sa vite edhe pse mediat spanjolle thonë se ka nisur negociatat për rinovim, marrëveshja ende s’është realizuar.

Në këtë situatë, Perezit ndoshta do t’i konvenonte largimi i dyshes. ngase me paratë që do shpëtonte nga pagat e larta do arrinte të kompletonte transferimin e Kylian Mbappe ose Erling Haaland në verën e ardhshme.

Në rast që njëri nga Ramos dhe Varane, ose edhe të dy largohen, atëherë klubi është i detyruar të gjejë pasuesit.

I pari në listë ndodhet David Alaba që mund të luajë në disa pozita dhe Marca ka raportuar se kanë marrëveshje paraprake.

Kurse, emrat e tjerë që mbesin të lidhur me kalimin te Reali janë Jules Kounde dhe Pau Torres.

Që nga largimi i Cristiano Ronaldos, Real Madrid ka dështuar të realizojë shumë gola, por kanë qenë mjaftë të mirë në anën defensive./Lajmi.net/