Heqja e sanksioneve të BE’së për Kosovën: Deklarohet ambasadori italian

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, thotë se ekzistojnë mundësitë që të hiqen masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. De Riu thotë se nuk dihet saktë data, por në ditët e ardhshme pritet të diskutohet brenda BE-së me shtetet anëtare mundësia e heqjes së masave. “Mendoj se po, janë mundësitë që të hiqen…

Lajme

13/06/2024 22:27

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, thotë se ekzistojnë mundësitë që të hiqen masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

De Riu thotë se nuk dihet saktë data, por në ditët e ardhshme pritet të diskutohet brenda BE-së me shtetet anëtare mundësia e heqjes së masave.

“Mendoj se po, janë mundësitë që të hiqen këto masa. Në fakt ajo që ne gjithmonë ia rekomandojmë autoriteteve të Kosovës si këshillë miqësore, si miq të Kosovës dhe jo si dikush që don të imponojë mënyrën e vet se si janë gjërat, kërkojnë që të krijohen tensione të reja për çfarëdo veprimi e aksioni sepse ndodhemi në një fazë delikate. Në ditët e ardhshme nuk e dimë saktësisht kur do të diskutohet brenda Bashkimit Evropian me shtetet anëtare të Këshillit do të diskutohet mundësia e heqjes së pjesshme apo tërësisht të këtyre masave ndaj Kosovës”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Masat kufizuese ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti, si pasojë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur Prishtina zyrtare dërgoi në ndërtesat e komunave kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët.

Masat përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).

Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.