Heq 100 ml yndyrë nga fytyra, ndërhyrja e 35 për Ken-in njerëzor

9:18 | 6 Gusht 2015

Duke gjykuar nga fotografia e publikuar prej tij në Instagram ku duket i ënjtur, thuajse nuk njihet dhe nuk mund të thuhet se sapo ka bërë një liposucion në fytyrë.

Anglezi Rodrigo Alves, i njohur si Keni njerëzor ka zgjedhur të operohet edhe një herë duke arritur në shifrën e 35 ndërhyrjeve estetike, shkruan noa.

32 vjeçari londinez, pas transplantim të flokëve ka ndërhyrë në fytyrë për të theksuar linjat e tij dhe për t’i bërë më elegante.

Ai ka hequr 100 ml yndyrë në fytyrë dhe zonën përreth buzëve, duke synuar të bëhet më perfekte në pamje.

Alves ka shpenzuar mbi 325 mijë dollarë në kirurgji estetike, ndërsa është angazhuar për të ndihmuar gjithë ata njerëz që duan të përmirësojnë pamjen e tij.

Rodrigo Alves sapo ka firmosur një kontratë me një rrjet televiziv në Amerikën e Jugut për të realizuar një realit show dedikuar kirurgjisë estetike. Detyra e tij do jetë që të gjejë persona që s’janë të kënaqur me pamjen e tyre dhe ti modifikojë përmes një sërë ndërhyrjesh estetike. Reality show i Alves do të dalë në transmetim duke nisur që nga janari i vitit 2016.