Henderson rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për Crystal Palace

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson është rikthyer nga lëndimi.

Sport

21/05/2021 20:37

Henderson është rikthyer nga lëndimi duke u stërvitur për herë të parë që nga lëndimi i tij ndaj Sheffield United me 28 shkurt, transmeton lajmi.net.

Liverpooli ka njoftuar përmes uebfaqes zyrtare se Henderson ka marrë pjesë në stërvitjet e sotme dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Crystal Palace të dielën.

“The Reds” duhet të marrin tre pikë në mënyrë që të sigurojnë një biletë që dërgon në Ligën e Kampionëve, duke i marrë vendin e katërt Leicesterit.

Kapiteni kishte munguar plot 15 ndeshje që nga muaji shkurt./Lajmi.net/