Helmohen 21 nxënës në Shalë të Lipjanit, IKSHP merr mostrat e ujit në shkolla
21 nxënës janë raportuar që kanë pasur probleme shëndetësore në fshatin Shalë të Lipjanit, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka marrë mostrat e ujit në shkolla.
Lajme
Tetë nxënës mungojnë. Ndonëse procesi mësimor po mbahet edhe gjatë së shtunës, këtyre fëmijëve iu pamundësua të shkojnë në shkollën “Ibrahim Banushi” në Shalë të Lipjanit.
Ata prej ditësh kanë probleme shëndetësore, të cilat po dyshohet të jenë nga helmimi.
Për shkak të këtyre dyshimeve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tashmë ka marrë mostrat e ujit. Mirëpo sipas drejtorit, ky ujë është i pijshëm.
Edhe njëmbëdhjetë nxënës të tjerë u raportuan të helmuar në shkollën “Shaqir Hoxha” e po të njëjtit fshat.
Vetëm dy prej tyre u paraqitën në shkollë gjatë së shtunës, ndërsa të tjerët po vazhdojnë të marrin terapi mjekësore.
Sipas drejtorit të shkollës, uji është i pijshëm porse nxënësit nuk e përdorin.
Ai thotë që nuk kanë informacione nëse nxënësit kishin ngrënë ndonjë ushqim në të njëjtin vend.
Por edhe këtu janë paraqitur zyrtarë nga instituti, për të hetuar rastin.
E janë gjithsej 21 fëmijë nga ky fshat që kanë marrë tretman mjekësor gjatë këtyre ditëve.
Gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Sipas Krasniqit gjendja e të miturve është duke u përcjellur gjersa shprehet që jo të gjithë ishin ushqyer në vendin e njëjtë.