Hearn thotë se do rrezikojë gjithçka që ta bëjë të mundur duelin Joshua – Wilder

Promotori i Anthony Joshua, Eddie Hearn, ka thënë se do të jap maksimumin për ta bërë të mundur një duel të klientit të tij me Deontay Wilder.

Sport

24/05/2019 23:54

Për dy vite radhazi, dyshja e peshave super të rënda kanë biseduar për një ndeshje të mundshme, që do ta bënte njërin kampion të unifikuar.

Është Wilder ai që mban titullin e WBC, kurse AJ mban titujt e IBF, IBO, WBA dhe WBO.

Hearn ka thënë se do të luaj të gjitha kartat për ta bërë të mundur duelin që do të ishte më i madhi i viteve të fundit.

“Ne e dimë të gjithë se është gjithçka rreth asaj sa rrezikon. Një minutë është AJ favoriti, minutën tjetër Wilder nokauton dikë dhe është favoriti. Por pika kryesore është: A jeni gati? A e doni atë? George Foreman ka thënë se ky është dueli më i madh i gjitha kohërave, mendoj se kishte të drejtë” ka thënë Hearn, transmeton lajmi.net.

“AJ e dëshiron këtë duel jashtëzakonisht shumë dhe e di se ka shans që ai të humb. Unë nuk mendoj se do të humb, por duhet të rrezikoj. A doni të rrezikoni?” ka thënë ndër të tjerash promotori i AJ.

Wilder së fundmi ka nokautuar Dominic Breazeale pas vetëm një raundi luftë, kurse AJ duelin e radhës do ta ketë me Andy Ruiz JR.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë shans që dyshja të vihen përballë pas 1 qershorit. /Lajmi.net/