Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos gjuani mjete piroteknike në drejtim të Policisë, do të qëndrojmë këtu deri në votimin e ligjit
Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje protestuesve të mbledhur në shesh që të mos hedhin mjete piroteknike apo objekte të tjera në drejtim të Policisë së Kosovës. Haziri tha se Policia është “e jona dhe është me ne”, ndërsa kërkoi nga protestuesit që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo veprim që…
Lajme
Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje protestuesve të mbledhur në shesh që të mos hedhin mjete piroteknike apo objekte të tjera në drejtim të Policisë së Kosovës.
Haziri tha se Policia është “e jona dhe është me ne”, ndërsa kërkoi nga protestuesit që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo veprim që mund të përshkallëzojë situatën.
“Ju lus edhe një herë, mos gjuani as mjete piroteknike, asgjë në drejtim të policisë. Policia është e jona dhe është me ne, nuk është e nënshtruar ndaj pushtetit. Mos gjuani asgjë. Tash do t’i vendosim tendat dhe do të presim derisa të votohet ky ligj”, tha Haziri.
Ai njoftoi se së shpejti do të vendosen tendat në shesh, ndërsa protestuesit do të qëndrojnë aty deri në votimin e Ligjit për Specialen. /Lajmi.net/