Haziri bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot
Çlirim Haziri, djali i një dëshmori të kombit, Xhavit Haziri, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një protestë që pritet të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri ka njoftuar se protesta do të nisë në orën 12:00, duke kërkuar votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e…
Lajme
Çlirim Haziri, djali i një dëshmori të kombit, Xhavit Haziri, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një protestë që pritet të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri ka njoftuar se protesta do të nisë në orën 12:00, duke kërkuar votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, raporton lajmi.net
“Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot! Shihemi në shesh!”, ka shkruar Haziri, duke e shoqëruar postimin me hashtagun #JONËEMRINTIM./Lajmi.net/