Haziri pyetet për emrin e Vjosa Osmanit: S’ka të bëjë me LDK-në, LVV s’ka ndërtuar proces për të

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se çështja e emrit të Vjosa Osmanit edhe për një mandat për presidente, s’ka të bëjë me LDK-në dhe sipas tij është LVV ajo që duhet të ndërtojë proces për kandidimin e saj. “Nuk ka të bëjë me LDK-në, ka të bëjë me atë se pse për Osmanin…

Lajme

27/02/2026 20:36

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se çështja e emrit të Vjosa Osmanit edhe për një mandat për presidente, s’ka të bëjë me LDK-në dhe sipas tij është LVV ajo që duhet të ndërtojë proces për kandidimin e saj.

“Nuk ka të bëjë me LDK-në, ka të bëjë me atë se pse për Osmanin nuk është ndërtu proces, proces do të duhej me ndërtu LVV si parti sponzore në zgjedhjet e kalume. Ajo ka qenë në garë numër dy në zgjedhjet e kaluara”, ka thënë Haziri në T7.

Ai ka kujtuar se LDK e kishte votuar pesë vite më parë.

“Ne njiher ia kemi dhënë votat. Gara për president është cështje e bisedave mes partisë së parë, dytë dhe të tretë. Edhe pesë ditë i kemi përpara” , ka thënë Haziri.