Haziri: Praktikisht Kuvendi dhe formalisht nuk është i konstituar, Kurti frymën kushtetuese e ka rrënuar për tokë

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së ka folur lidhur me situatën e krijuar në Kuvend, ku VV e quan Kuvendin e konstituar, ndërsa LDK dhe PDK kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit. Ai ka thënë se Kuvendi quhet i konstituar vetëm nëse proceduralisht z. Dimal Basha e quan të drejtën…

Lajme

03/09/2025 22:22

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së ka folur lidhur me situatën e krijuar në Kuvend, ku VV e quan Kuvendin e konstituar, ndërsa LDK dhe PDK kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka thënë se Kuvendi quhet i konstituar vetëm nëse proceduralisht z. Dimal Basha e quan të drejtën e tij për komentim të rregullores së Kuvendit.

“Praktikisht Kuvendi dhe formalisht nuk është i konstituar sepse nuk është mbyllë e drejta e fituar për të gjitha palët që janë në Kuvend të Republikës”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Haziri ka akuzuar Albin Kurtin për mosarritje të një marrëveshjeje mes palëve në tavolinë.

Ai ka shtuar se situata në Kuvend ka mbetur në procedurë, pasi nuk ka marrëveshje politike.

“Ai e ka një fitore të Pirros në procedurë, ndërsa në frymën kushtetuese e ka rrënuar për tokë”, ka thënë ai.