Haziri: Policia me urdhër të Xhelal Sveçlës po sulmon protestuesit
Organizuesi i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, se i ka dhënë urdhër Policisë së Kosovës që të sulmojë protestuesit që po kërkojnë miratimin e ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale. Në momentin kur ai ishte duke mbajtur fjalim, policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë…
Lajme
Organizuesi i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, se i ka dhënë urdhër Policisë së Kosovës që të sulmojë protestuesit që po kërkojnë miratimin e ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale.
Në momentin kur ai ishte duke mbajtur fjalim, policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
“Përveç që kanë heshtur deri sot, sot edhe na sulmuan, na goditën. Këta policë që sot janë në numër më shumë se ne, dje ishin shumë pak e ne ishim shumë, por i ruajtëm si sytë e ballit. Sot këta morën urdhër prej Xhelal Sveçlës”, tha ai.