Haziri optimist për zgjedhjet: LDK do ta pëlcasë ‘balonin’ e sondazheve më 14 shkurt

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se më 14 shkurt do të dëshmohet se “sa e madhe është partia shtetformuese”.

Lajme

04/02/2021 19:40

Haziri në një takim me strukturat e kësaj partie në Gjilan ka thënë se po bëhet një punë e madhe në terren për të siguruar fitoren më 14 shkurt.

“Faleminderit strukturave të LDK-së, kryesisë, kryetarëve të nëndegëve, Forumit të Gruas e Forumit të Rinisë, për mbështetjen e vazhdueshme. Pesë kandidatët tanë nga Gjilani, por edhe e tërë lista e LDK-së për deputetë, janë bindshëm më të mirët, janë njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë, më 14 shkurt do ta pëlcasim ‘balonin’ e sondazheve”, ka thënë ai.