Haziri: Një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet t’ia sigurojë ‘pasulin’ ushtrisë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia sigurojë ushqimin ushtrisë së vet. Haziri fajin e hedh te kryeministri i vendit, Albin Kurti. Sipas tij, të mundohesh të zgjidhësh problemin e ushtrisë me mensën e studentëve, është diçka krejt…
Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia sigurojë ushqimin ushtrisë së vet.
Haziri fajin e hedh te kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Sipas tij, të mundohesh të zgjidhësh problemin e ushtrisë me mensën e studentëve, është diçka krejt tjetër.
“Me u mundu të zgjidhësh problemin e ushtrisë me mensën e studentëve, është diçka krejt tjetër. E ka krthyer krej prapë“, tha ai.
Haziri po ashtu shtoi se Kosova si një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia garantojë pasulin ushtrisë.
“Është një njeri që e ka kundërshtuar dhe 17 shkurtin, e ai sot po e izolon si kryeministër, po ia shkakton dhimbjen më të madhe. Një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia garantojë pasulin ushtrisë”, u shpreh Haziri.
Ai në fund foli edhe për ministrin e Mbrotjes, Ejup Maqedoncin.
“Ministri Maqedonci ka imunitet, është i përgatitur, dhe mendoj se po bëhet goditje ndaj tij”, u shpreh Haziri sa i përket ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit.