Haziri në 6 vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së: Themelet e Kosovës së lirë mbajnë gjurmët e sakrificës, djersës dhe guximit të tyre

Udhëheqësi i platformës “JO NË EMRIN TIM”, Çlirim Haziri ka bërë një postim në lidhje me 6 vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Haziri në postimin e tij tha se Specialja dëshiron ta njollos historinë e Kosovës, transmeton lajmi.ent. “Mund t’i mbani larg Kosovës edhe për pak kohë, por…

Lajme

05/11/2026 13:48

Udhëheqësi i platformës “JO NË EMRIN TIM”, Çlirim Haziri ka bërë një postim në lidhje me 6 vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Haziri në postimin e tij tha se Specialja dëshiron ta njollos historinë e Kosovës, transmeton lajmi.ent.
“Mund t’i mbani larg Kosovës edhe për pak kohë, por kurrë nuk mund ta mbani Kosovën larg tyre. Sepse themelet e Kosovës së lirë mbajnë gjurmët e sakrificës, djersës dhe guximit të tyre!”, tha ndër të tjera Haziri në postimin e bërë.
Postimi i plotë: 
6 VITE PADREJTËSI!
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Gjashtë vite larg atdheut, por asnjë ditë larg historisë së lirisë së Kosovës!
Kur ky vend kishte nevojë për guxim, ata morën përgjegjësi. Kur liria kishte çmim, ata nuk u tërhoqën.
Mund t’i mbani larg Kosovës edhe për pak kohë, por kurrë nuk mund ta mbani Kosovën larg tyre. Sepse themelet e Kosovës së lirë mbajnë gjurmët e sakrificës, djersës dhe guximit të tyre!
Duan të na e njollosin historinë, por harrojnë se kjo Kosovë e vogël ka paguar çmim të madh për lirinë e saj. Nuk u gjunjëzua kur luftonte për liri dhe nuk do të gjunjëzohet as sot kur mbron të vërtetën e saj!
Dje luftuam për liri, sot po luftojmë për drejtësi! Sepse historia e lirisë sonë është shkruar me gjak e sakrificë dhe nuk mund të njolloset nga askush!
UÇK-ja do të triumfojë! Sepse e vërteta nuk mposhtet!/lajmi.net/