Trump pas humbjes së republikanëve: Po të isha në fletëvotim, do t’i fitonim të gjitha lehtë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me demokratët në Kongres, pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. Në një telefonatë të papritur me gazetaren e Politico-s, Dasha Burns, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të martën në mbrëmje, Trump pranoi se partia e tij nuk kishte arritur të mobilizonte…
Bota
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me demokratët në Kongres, pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. Në një telefonatë të papritur me gazetaren e Politico-s, Dasha Burns, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të martën në mbrëmje, Trump pranoi se partia e tij nuk kishte arritur të mobilizonte votuesit.
I pyetur se çfarë shkoi keq për republikanët në këto zgjedhje, presidenti amerikan u përgjigj se ai vetë nuk ishte kandidat në fletën e votimit dhe se partia nuk kishte arritur të nxiste pjesëmarrjen e mbështetësve të saj.
“Unë nuk isha kandidati dhe ne nuk mobilizuam votuesit. Nëse do të kisha qenë në fletën e votimit, do të kishim fituar. Do të kishim fituar gjithçka shumë lehtë”, deklaroi Trump.