Haziri: LDK nuk e sheh lehtë koalicionin me LVV-në, Kurti e ka nevojën për bashkëpunim si oksigjen

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni të lehtë me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se LDK-ja duhet të ruajë vlerat e saj politike dhe rolin si “gardiane e shtetit”. Në Debat Plus, Haziri ka thënë se bashkëpunimi politik nuk mund të bazohet në imponim dhe kushte të njëanshme nga ana…

Lajme

14/12/2025 23:53

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni të lehtë me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se LDK-ja duhet të ruajë vlerat e saj politike dhe rolin si “gardiane e shtetit”.

Në Debat Plus, Haziri ka thënë se bashkëpunimi politik nuk mund të bazohet në imponim dhe kushte të njëanshme nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Në asnjë mënyrë nuk e shoh lehtë LDK-në në koalicion me VV-në. Ne duhet t’i ruajmë vlerat tona politike. Gardian i shtetit kemi mbetur”, ka deklaruar Haziri.