Haziri: Do të jemi gardianë të ligjit për UÇK-në, protestat do të vazhdojnë

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri bëri të ditur se protestat do të vazhdojnë. Megjithatë, ai tha se protestat nuk do të jenë të përditshme, ashtu siç ishin për tri javë rresht. “Protestat do t’i vazhdojmë, protestat do të ndryshojnë formë, protesta nuk do të jetë e përditshme, do të jemi gardian…

Lajme

07/10/2026 09:12

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri bëri të ditur se protestat do të vazhdojnë.

Megjithatë, ai tha se protestat nuk do të jenë të përditshme, ashtu siç ishin për tri javë rresht.

“Protestat do t’i vazhdojmë, protestat do të ndryshojnë formë, protesta nuk do të jetë e përditshme, do të jemi gardian të këtij ligji, do të tentojmë që të ndikojmë në format tona që të punohet në drejtim të duhur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të arrijmë ta ndryshojmë tregimin që po tentohet të vuloset nga një gjykatë super speciale me ato vendimet e saja të diktuara”, tha ai në Klan Kosova.