Haziri: Çështja e pazgjidhur e Kosovës Lindore po e rëndon Gjilanin

Në prag të festave të nëntorit, kryetarët e dy komunave me shumicё shqiptare nё Kosovën Lindore, Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit dhe Ragmi Mustafa, kryetar i Presheves sё bashku edhe me Jonuz Musliun, kryetar i Kёshillit Kombёtar Shqiptar nё Luginё, kanё qёnduar sot nё mbrёmje nё Gjilan pёr njё takim pune, ku janë pritur nga kreu i Komunës, Lutfi Haziri.

Lajme

26/11/2015 20:14

Takimi ishte ftuar nga Faton Bislimi, pёrfaqёsues pёr Ballkan i Ligёs Qytetare Shqiptaro-Amerikane pёr tё diskutuar vazhdimin e punёs sё pёrbashkёt pёr tё ngritur çёshtjen e Kosovës Lindore nё nivel sa mё tё lartё nё agjendёn e politikёs sё jashtme amerikane.

Nё takim u diskutuan aktivitetet e fundit qё janё bёrё nё Washington, DC pёr çёshtjen e Luginёs, si dhe hapat qё do tё merren mё tutje.

Kryetari Haziri tha me këtë rast se çёshtja e pazgjidhur shqiptare e Kosovës Lindore vazhdon tё rёndojё Kosovёn dhe veçanërisht Gjilanin ku jetojnё mijёra shqiptarё të Kosovës Lindores.

Kryetari Haziri dhe kryetarët e Kosovës Lindore u dakorduan qё tё vazhdojnё pёrpjekjet e pёrbashkёta pёr tё sjellur paqe, barazi, dhe mundёsi pёr prosperitet pёr shqiptarёt nё Luginё si masa imediate qё do tё lehtёsonin situatёn atje.

Sipas një komunikate të Komunës s ë Gjilanit, theks i posaqёm u vu edhe nё çёshtjen e bllokimit tё librave shqip nё terminalin doganor Dheu i Bardhё, ku sё fundi, nёn organizimin e Kёshillit Kombёtar Shqiptar janё mbajtur edhe protesta paqёsore nё Bujanoc.

Në këtë takim kryetari i Gjilanit është nderuar me mirënjohje nga Jonuz Musliu – kryetar i Kёshillit Kombёtar Shqiptar nё Luginё, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për zgjidhjen problemeve të shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Ndryshe, nё shtator të këtij viti, kryetarёt e Preshevёs dhe Bujanocit kishin qёndruar pёr vizitё zyrtare disa ditore nё SHBA, ku kishin patur takime tё ndryshme me zyrtarё tё Departamentit tё Shtetit si dhe Kongresit tё SHBA-ve.

Paraprakisht, nё korrik 2015, nё Washington, DC pёr çёshtjen e Kosovës Lindore kishte diskutuar edhe kryetari Haziri gjatё vizitёs sё tij atje.