Hazard vendos për të ardhmen para afatit të janarit

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard ka vendosur të qëndrojë në "Santiago Bernabeu" edhe pas afatit kalimtar të janarit.

Sport

01/11/2021 17:03

Hazard ka kaluar një kohë të vështirë që prej kalimit te klubi spanjoll nga Chelsea në vitin 2019, transmeton lajmi.net.

30-vjeçari ka menaxhuar të zhvillojë vetëm 39 paraqitje në La Liga në këto dy vite, duke shënuar katër herë, që është statistikë e ulët në krahasim me rekordin e golave te “Blutë”, ku realizoi 85 gola në 245 ndeshje, transmeton lajmi.net.

Kohëve të fundit ka pasur raportime që Hazard mund të largohet në janar, me Chelsea dhe Newcastle United të interesuar për belgun.

Sidoqoftë, Marca, raporton se belgu nuk e konsideron largimin nga Reali dhe është i gatshëm të luftojë për pozitën në vendin titullar.

Së fundmi, Ancelotti zbuloi se preferoi Rodrygon para Hazardit./Lajmi.net/