“Hazard nuk mund të driblojë më 5-6 lojtarë”

Sulmuesi i Crystal Palace, Christian Benteke ka mbështetur bashkëkombësin Eden Hazard.

Sport

16/11/2021 14:10

Hazard do mungojë në ndeshjen e sotme të Belgjikës ndaj Uellsit, ngase përzgjedhësi Roberto Martinez e lejoi të rikthehet te Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Benteke që luajti pranë Hazard te Belgjika, tha se ylli i Realit nuk mund të driblojë më pesë ose gjashtë lojtarë.

“Sot Eden Hazard është lojtar ndryshe sepse ka shumë histori me lëndime. Ai ka mësuar gjëra dhe provon t’i largohet kontaktit edhe nëse ndeshja e kërkon”.

“Por, tregoi inteligjencë dhe mund të bëhet më i mirë. Është person që provon t’i largohet gjuajtjeve sepse dhimbjet vazhdojnë. Edeni që dribloi mes pesë ose gjashtë futbollistëve ka mbaruar. Por, fakti që nuk e bën nuk do të thotë që është vendimtare”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Hazard është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës të Realit ndaj Grandas në vikend./Lajmi.net/