Hazard: Nuk largohem, do jap gjithçka për Realin edicionin tjetër

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard më në fund ka thyer heshtjen duke iu përgjigjur spekulimeve për largimin e mundshëm nga "Santiago Bernabeu".

Sport

31/05/2021 16:51

Pas dy edicioneve të ‘dështuara’, ka pasur raportime që Reali dëshiron shitjen e belgut dhe që ky i fundit është i hapur për rikthimin te Chelsea, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, Hazard ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga Reali, derisa ka folur edhe për Euro 2020.

“Kam kontratë trevjeçare me Real Madridin, të rikthehem në Angli nuk është pyetje. Të gjithë e dinë se dy vitet e para nuk ishin të mira, pra duhet ta dëshmojë vetën te Real Madrid. Do jap gjithçka”.

“Nuk e shoh vetën duke u larguar nga Reali në këtë situatë të kontratës. E njoh vetën dhe e di kur jam në formë. Në këtë çështje, mund të jap gjithçka për Realin sezonin tjetër. Ky është plani im”, deklaroi fillimisht ai.

Ndërkohë, i pyetur për “Euro 2020”, Hazard tha se ndihet i lumtur që është grumbulluar me Belgjikën dhe beson se do jetë turne i mirë.

“Është gjithmonë mirë të jem me grupin. Do jetë turne i mirë për tu përgatitur. Shpresoj që të gjithë të jenë në formë, përfshirë edhe vetën time”, përfundoi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se Kampionati Evropian nis në datën 11 qershor./Lajmi.net/