Hazard nuk do operohet, Real Madrid i kërkon belgut të jetë i durueshëm

Pasi morën këshilla nga shumë specialistë, Real Madrid e kanë bindur Eden Hazardin t'i largohet operimit në gju.

Sport

18/03/2021 16:57

Belgu beson se të gjitha këto lëndime janë shkaku i gjurit të operuar, që është duke e shqetësuar për më shumë se një vit, transmeton lajmi.net.

Hazard nuk dihet rehatshëm me formën e tij, ngase ka probleme të vazhdueshme me muskuj, por Real Madrid i ka kërkuar të jetë i duruar dhe të marrë gjithë kohën që të shërohet plotësisht.

Real Madrid beson se është e rëndësishme për Hazard të shërohet si në anën fizike ashtu edhe mentale në këtë situatë të vështirë që e ka provuar edhe vitin e kaluar.

Ata nuk kanë vendosur ndonjë datë të mundshëm të rikthimit, në mënyrë që lojtari do rikthehet në fushë kur të ndihet i gatshëm.

Hazard ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje këtë edicion dhe thuhet se nuk do ta shpejtojë rikthimin./Lajmi.net/