Hazard: Ky sezon do jetë i mirë, dua t’i rikthejë paratë që shpenzoi Reali

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard ka folur lidhur me edicionet e fundit dhe këtë sezon.

Sport

01/09/2021 15:44

Belgu ka dështuar në dy sezonet e fundit te Real Madrid shkaku i lëndimeve të shpeshta afatgjatë, transmeton lajmi.net.

Por, Hazard beson se ky sezon i Real Madridit do jetë shumë i mirë.

“Ky sezon te Real Madrid do jetë i mirë. E di që do jetë sezon i mirë për mua edhe për Real Madridin. Të fitojë ndeshje, çmime, shënojë gola, driblime. Nuk kam dyshime”.

“Njerëzit mendojnë që jam i lënduar. Kjo është e vërteta. Por, nëse shikoni karrierën time, nuk ka lojtarë që ka luajtur aq shumë ndeshje për 10 vite”.

“Që nga fillimi i sezonit kam bërë punë të mirë. Për momentin është duke shkuar mirë, por nuk jam 100 për qind. Shpresoj të vazhdojë kështu”.

“Ndonjëherë është vështirë të jesh i lënduar. Dëshiron të luash, por ke dhimbje. Janë momente të vështira. Duhet të kuptosh, bën gjithçka që duhet dhe nuk të ndihmon”.

“Kam nënshkruar për pesë sezone me Real Madridin. Dy të parët nuk kanë qenë të mirë, lëndimet nuk më kanë ndihmuar, por kam edhe tre të tjerë të dëshmojë sa vlejë”.

“Jam duke pritur momentin që të tregojë vetën sërish. Real Madrid ka shpenzuar shumë para në mua. Dua t’i rikthejë ato”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Hazard do jetë me Belgjikën në ndeshjet e shtatorit./Lajmi.net/