“Hazard, eja te Real Madrid”

Eden Hazard po e kërkon transferimin te Real Madrid.

Sport

28/03/2019 17:08

Chelsea po refuzon ta shet Eden Hazardin, por është dëshira e këtij të fundit që të luajë te Real Madrid.

Thibaut Courtois e ka ftuar sërish bashkëkombësin e tij që t’i bashkohet te skuadra spanjolle, por që ende nuk e di nëse kjo gjë do të realizohet.

“Nuk e di të ardhmen e tij, nuk e di nëse klubin dëshiron të nënshkruaj me të, por ai është njëri nga shokët e mi më të afërt në futboll, prandaj unë dua që ai të vijë këtu”, ka thënë belgu për El Larguero, transmeton lajmi.net.

Portieri belg i është adresuar gjithashtu komenteve të bëra rreth bashkëlojtarët të tij Gareth Bales duke insistuar se nuk ka ndonjë problem mes tyre apo në skuadër.

“Ne flasim shumë, e kalojmë shumë mirë dhe na pëlqen të dyve golfi.”, përfundoi Courtois. /Lajmi.net/