Hazard e konfirmon qëndrimin te Reali: Viti tjetër do të jetë viti im
Eden Hazard ka konfirmuar se planifikon qëndrimin te Real Madridi.
Sport
Ylli belg, Eden Hazard ka dështuar të dëshmojë kualitet e tij pas transferimit nga Chelsea te Real Madridi.
Lojtari është përballur me shumë lëndime. Megjithatë, ai beson se viti tjetër do të jetë i destinuar për të.
“Jam i sigurt se viti tjetër do të jetë viti im, nuk kam dyshime”, ka thënë Hazard, transmeton lajmi.net.
“Do të jap gjithçka për ju (tifozët)”, shtoi belgu.
Këtë premtim, Eden Hazard e ka bërë në paradën festive të Real Madrid. /Lajmi.net/