Hazard do kërkojë largimin nga Reali vetëm nëse plotësohet një kusht

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard do kërkonte largimin nga klubi vetëm nëse trajneri Zinedine Zidane largohet.

Sport

11/01/2021 17:42

Hazard ishte një ndër yjet më të mirë në planet gjatë kohës në Chelsea, por ëndrra e tij për kalimin në “Santiago Bernabeu” dhe të punojë nën urdhrat e idolit Zidane, nuk ka shkuar sipas planit, përcjellë lajmi.net.

Belgu është duke u lënduar shpesh, derisa nuk ka gjetur assesi formën e mëparshme.

Sidoqoftë, sipas Diario Gol, Hazard do kërkojë largimin nga “Galaktikët” vetëm nëse tekniku francez vendos të largohet.

Në rast të mundësisë së largimit, Chelsea do e pres me duar hapur lojtarin sepse trajneri Frank Lampard vazhdon të dëshirojë ta këtë në skuadër.

Problem për klubet e tjera që e duan belgun do jetë paga e lartë e sulmuesit në këtë kohë pandemie./Lajmi.net/