Haxhiu takohet me Babis në Tivat, vlerëson mbështetjen e Çekisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, u takua me Kryeministrin e Çekisë, Andrej Babis, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së që po mbahet në Tivat. Gjatë takimit, Haxhiu falënderoi Çekinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në shtetndërtim, proceset euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. Ajo vlerësoi…

Lajme

05/06/2026 12:10

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, u takua me Kryeministrin e Çekisë, Andrej Babis, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së që po mbahet në Tivat.

Gjatë takimit, Haxhiu falënderoi Çekinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në shtetndërtim, proceset euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. Ajo vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e avancimit të përfaqësimit diplomatik me ambasadorë të plotë si tregues të bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë, transmeton lajmi.net.

Diskutimet përfshinë rrugën evropiane të Kosovës dhe rëndësinë e një procesi të besueshëm të zgjerimit. Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e Çekisë ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe kërkoi mbështetje për hapat e ardhshëm të Kosovës, përfshirë dërgimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian dhe avancimin drejt statusit të vendit kandidat.

U.d. Presidentja gjithashtu theksoi se Kosova e sheh Çekinë si partnere të rëndësishme në fushën ekonomike, duke përmendur mundësi bashkëpunimi në energji, teknologji të gjelbra, inovacion, digjitalizim, shëndetësi, infrastrukturë dhe industri të avancuar.

Haxhiu shprehu falënderime për kontributin e Çekisë në KFOR dhe për angazhimin e saj në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Ajo riafirmoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Komunikata e plotë: 

U.d. Presidentja Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, Andrej Babiš

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në margjinat e Samitit BE, Ballkani Perëndimor në Tivat, u takua me Kryeministrin e Çekisë, Andrej Babiš.

Gjatë takimit, u.d. Presidentja Haxhiu e falënderoi Çekinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në shtetndërtim, në proceset euroatlantike dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ajo vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, duke theksuar se avancimi i përfaqësimit diplomatik me ambasadorë të plotë pasqyron nivelin e bashkëpunimit dhe besimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Në takim u diskutua për rrugën evropiane të Kosovës dhe për rëndësinë e një procesi të besueshëm të zgjerimit. U.d. Presidentja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e Çekisë ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe kërkoi mbështetjen e saj edhe për hapat e ardhshëm të Kosovës, përfshirë dërgimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian dhe ecjen drejt statusit të vendit kandidat.

U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se Kosova e sheh Çekinë si partnere të rëndësishme edhe në fushën ekonomike, me mundësi të reja bashkëpunimi në energji, teknologji të gjelbra, inovacion, digjitalizim, shëndetësi, infrastrukturë dhe industri të avancuar.

Ajo po ashtu shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e Çekisë në KFOR dhe për angazhimin e saj të vazhdueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

U.d. Presidentja Haxhiu riafirmoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me Çekinë dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët./lajmi.net/