Hamza: Çdo veprim i PDK-së bëhet në favor të datës 16 shtator – përgjegjësinë për formimin e institucioneve e ka koalicioni fitues
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur para mediave para përfundimit të pauzës së seancës. Hamza tha se çdo veprim i PDK-së bëhet në favor të datës 16 shtator, data bëhet i ditur gjykimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. “E dimë jemi të sigurt, Kushtetuta nuk…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur para mediave para përfundimit të pauzës së seancës.
Hamza tha se çdo veprim i PDK-së bëhet në favor të datës 16 shtator, data bëhet i ditur gjykimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
“E dimë jemi të sigurt, Kushtetuta nuk është respektuar. Vendimet e Supremes nuk janë duke u respektuar.”
“Për PDK-në, por unë jam i bindur edhe për Kosovën data 16-të është jetike. Të gjitha veprimet që i bëjmë, i bëjmë në favor të datës 16 shtator.”
“Ne votojmë për nënkryetaren e PDK-së. Përgjegjësinë për formimin e institucioneve e ka koalicioni fitues.”, tha ndër të tjera Hamza./lajmi.net/