Haxhiu pret në takim lamtumirës Ambasadorin e Arabisë Saudite
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Republikën e Kosovës, Faisal Ghazi Ismail Hifzi. Kjo me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetja e vazhdueshme që…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Republikën e Kosovës, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.
Kjo me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetja e vazhdueshme që Arabia Saudite i ka dhënë Republikës së Kosovës ndër vite.
Palët riafirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë zhvillimin ekonomik, investimet dhe partneritetin ndërinstitucional.