Haxhiu pret në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, gjatë vizitës së këtij delegacioni në institucionin legjislativ të vendit. Në fillim të takimit, mediave u është dhënë mundësia të marrin pamje nga zhvillimi i tij, raporton lajmi.net Sipas agjendës së vizitës, delegacioni pritet të zhvillojë takime edhe me…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, gjatë vizitës së këtij delegacioni në institucionin legjislativ të vendit.
Në fillim të takimit, mediave u është dhënë mundësia të marrin pamje nga zhvillimi i tij, raporton lajmi.net
Sipas agjendës së vizitës, delegacioni pritet të zhvillojë takime edhe me anëtarët e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, nga ora 10:00.
Ndërkaq, në orën 11:00, janë paraparë takime me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës./Lajmi.net/